Aktualitet

Kukës/ Fletët e votimit “nuk i nxë” tavolina, vendosen mbi karrige (FOTO)

Çudirat në KZAZ11 nuk kanë të mbaruar me numërimin e fletëve të votimit të Këshillit Bashkiak

16 Maj 2023, 12:56 Nga m.s
Kukës/ Fletët e votimit “nuk i nxë” tavolina,
numeruesit

KUKËS- Në Kukës në KZAZ 11 ka ndodhur diçka që nuk është hasur më parë, ku mos pasja e një tavoline të madhe që të përfshjë hapjen e fletëve, të sjellë kaos dhe vonesa. Për shkak se fletët e votimit "nuk i nxë" tavolina, atëherë numëruesit e kanë parë të udhës për ti vendosur sipër karrigeve. Por kjo ka bërë që procesi të zgjatet më shumë. Çudirat në KZAZ11 nuk kanë të mbaruar me numërimin e fletëve të votimit të Këshillit Bashkiak, raporton “Faxweb”.

Kukës/ Fletët e votimit “nuk i nxë” tavolina,

Ndarja e fletëve të votimit po kthehet në sfidë për numëruesit. Tavolinat e numëruesve nuk kanë hapësirën për të mbajtur fletët. Ndaj e kanë parë të udhës që të marrin karriget, kutitë e votimit dhe ulëset poshtë tavolinave.

Një fletë votimi që nga hapja e deri tek nxjerrja e rezultatit merr kohën e saj; 1-3 minuta, duke shkaktuar tejzgjatje të këtij proçesi në këtë KZAZ. Nënkryetari i KZAZ 11 Agron Hoxha thotë se pavarësisht këtyre problemeve, po e menaxhojnë këtë proces dhe u zotua se çdo votë do të administrohet me transparencë.

kukës zgjedhjet lokale 14 maj 2024

Sondazh

Poll