Politike

Parashikoi rezultatin +50, fitoi më shumë Bashki! Rama falenderon qytetarët (MESAZHI)

Kryeministri i vendit ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan; ‘Faleminderit”

16 Maj 2023, 08:32 Nga A.B
Parashikoi rezultatin +50, fitoi më shumë Bashki! Rama falenderon
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar një ditë ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit ku fituese është shpallur Partia Socialiste. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kryeministri i vendit ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan; ‘Faleminderit”

Ndërkohë bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se Rama parashikoi rezultatin për zgjedhjet se PS fiton me rezultatin +50, ndërsa opozita 0-11.

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz./Dosja.al

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2023, 23:56 k.m.

PS fiton edhe Kurbinin

TIRANË- Partia Socialiste ka fituar edhe Bashkinë e Kurbinit. Numërimi ende vijon me kutitë e fundit por tashmë nuk ka më mund&e...