Aktualitet

Ndodh në zgjedhjet e Shqipërisë! Anëtari i komisionit në Karavasta ia merr xhiros me gomar, 'kolegët' e filmojnë

Se çfarë po bëhej brenda qendrës së votimit, nuk ishte përgjegjësi e këtyre anëtarëve pasi po argëtoheshin me gomarin.

16 Maj 2023, 07:19 Nga A.B

 

Ndodh në zgjedhjet e Shqipërisë! Anëtari i komisionit
Qytetari

 

DIVJAKË- Këto zgjedhje nuk kishin ndonjë ngjarje të veçantë përpos dhunës dhe konflikteve. Mirëpo, në rrjet, në 'JOQ' është bërë publike një video ku shfaqen personat e zgjedhur për të monitoruar dhe marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Bëhet fjalë për anëtarët e komisionit në Karavasta, të cilët janë argëtuar me një gomar. 

Siç shihet edhe në video, burri në fjalë, kënaqet dhe argëtohet teksa bën xhiro me gomarin, madje tenton edhe t'i afrohet derës së qendrës së votimit. Nga ana tjetër, kolegët e tij, filmojnë dhe shkrihen së qeshuri me këtë veprim që po bën anëtari.

Se çfarë po bëhej brenda qendrës së votimit, nuk ishte përgjegjësi e këtyre anëtarëve pasi po argëtoheshin me gomarin.

 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll