Bota

Lista serbe nuk mori pjesë në zgjedhje/ Eurodeputeti austriak: Jam i shqetësuar me ndikimin e Serbisë në veri të Kosovës

Ai gjithashtu shtoi se njerëzit që dëshirojnë të jenë pjesë e jetës publike dhe që dëshirojnë të kontribuojnë, nuk kanë kandiduar në zgjedhje për shkak të ndikimit nga Serbia. 

16 Maj 2023, 07:10 Nga a.l
Lista serbe nuk mori pjesë në zgjedhje/ Eurodeputeti austriak: Jam i
Lukas Mandl

KOSOVË- Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl deklaron se është i shqetësuar me ndikimin që Serbia po ushtron në veri të Kosovës. Ai ka përmendur faktin që Lista Serbe nuk ka garuar në zgjedhjet e veriut, duke thënë se ky subjekt politik është i ndikuar nga Serbia. 

“Zgjedhjet janë të rëndësishme. Për këdo që dëshiron të jetojë në mënyrë paqësore me të gjithë të tjerët dhe të jetojë mirë, duhet të përfshihet në zgjedhje, si qytetar dhe si votues duhet ta përdorë të drejtën. E njëjta vlen edhe për kandidimin për zgjedhje. Peizazhi politik i nominim kandidatët e vetë në listën e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë për këtë. Jam shumë i brengosur që është përpjekur nga jashtë për t’i sulmuar këto zgjedhje në komunat veriore të Kosovës”, deklaroi ai për Klan Kosovën.

Ai gjithashtu shtoi se njerëzit që dëshirojnë të jenë pjesë e jetës publike dhe që dëshirojnë të kontribuojnë, nuk kanë kandiduar në zgjedhje për shkak të ndikimit nga Serbia. 

lukas mandl

Sondazh

Poll