Aktualitet

Dënimi i ish-ministrit Tahiri, Prokuroria ankimon në Apel vendimin e Gjykatës

4 Tetor 2019, 07:26 Nga DOSJA
Dënimi i ish-ministrit Tahiri, Prokuroria ankimon në Apel vendimin e

TIRANË– Porkuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, të ish-ministrit Saimir Tahirit.

Kjo gjë vjen një ditë pasi ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësinë duke ankimuar edhe ai vendimin e Gjykatës.

Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për  ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.

Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm. Një ditë më parë ankimuan vendimin edhe avokatët e Jaled Çelës, i cili u dënua me 3.4 vite burg. Edhe ish-kryepolici, tashmë në arrati kërkon pafajësinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i saimir tahirit prokuroria ankimon vendimin e tahirit denimi i saimir tahirit prokuroria ankimon vendimin e tahirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2019, 06:57

ITALI– Autorja dhe skenaristja e Rai TV, Valentina Pizzale ndodhet tashmë nën masën “arrest shtëpie” e izoluar krejtësisht nga bota e jashtme dhe e rrjete...