Aktualitet

VIDEO- Momenti kur Beleri shpallet fitues në Himarë, mbështetësit shpërthejnë në lot

Numëruesit, pas orësh të tëra në tension, pasi shikojnë se rezultati është në favor të Fredi Belerit, përqafojnë njëri-tjetrin e shpërthejnë në lot.

15 Maj 2023, 14:16 Nga m.s
VIDEO- Momenti kur Beleri shpallet fitues në Himarë,
festime nga mbeshtetesit

HIMARE- Këto pamje tregojnë momentin kur fitoi Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, ndërsa mbështetësit shpërthejnë duke brohoritur.

Numëruesit, pas orësh të tëra në tension, pasi shikojnë se rezultati është në favor të Fredi Belerit, përqafojnë njëri-tjetrin e shpërthejnë në lot.

Mbështetësit e Fredi Belerit kanë nisur festën. Beleri ndodhet në paraburgim, pasi u arrestua për "korrupsion aktiv" në zgjedhje për blerje votash. Procesi i numërimit të votave është ndjekur nga afër edhe nga kandidati i PS, Jorgo Goro, si dhe nga Vangjel Dule, partia e të cilit është në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll