Aktualitet

Vota false? Numëruesit në Divjakë pikasin fletët që ndryshojnë nga njëra-tjetra

Dy fletët e votimit kanë ndryshim nga njëra-tjetra, pasi njëra është më e hollë dhe me ngjyrë më të zbehtë ndërsa tjetra më e trashë.

15 Maj 2023, 12:50 Nga m.s
Vota false? Numëruesit në Divjakë pikasin fletët që
dy votat e dyshimta

DIVJAKE- Ndryshe nga incidentet që janë raportuar deri më tani ku ka patur edhe vonesa për numërimin e votave për shkak të pushimit të numëruesve, në Divjakë janë ngritur dyshime për fleta votimi të falsifikuara. Kanë qenë numëruesit në qendrat e votimit në Divjakë, të cilët kanë pikasur dy fleta me ngjyra të ndryshme me njëra-tjetrën, duke aluduar për vota false.

Nga fotoja në fjalë, dy fletët e votimit kanë ndryshim nga njëra-tjetra, pasi njëra është më e hollë dhe me ngjyrë më të zbehtë ndërsa tjetra më e trashë.

Ende nuk dihet nëse këto dyshime janë të vërteta apo jo, dhe pritet nëse kjo situatë do të hetohet me ekspertizën përkatëse.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll