Politike

E FORTË- Lefter Maliqi pranon humbjen, por “shpërthen” në akuza: Më kanë vjedhur! U manipulua procesi

Maliqi deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.

15 Maj 2023, 11:57 Nga A.B
E FORTË- Lefter Maliqi pranon humbjen, por “shpërthen”
Lefter Maliqi

KUÇOVË- Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka pranuar humbjen ndaj rivalit të tij, mirëpo reagoi ashpër ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.

“Kzaz-ja u mbyll, ka manipulim”, tha Maliqi.

Maliqi shtoi se ai ka vënë në dijeni për të gjitha këto shkelje edhe OSBE/ODIHR-in, ndërsa tha se do t’i shkojë deri në fund kësaj, duke mos u dorëzuar deri në daljen e rezultatit real.

Diferenca e votave mes Maliqit dhe kandidatit socialist është pak më shumë se 200 vota./Dosja.al

 

lefter maliqi zgjedhjet 14 maj 2023

Sondazh

Poll