Aktualitet

Breshëri plumbash ndaj dy vëllezërve shqiptarë në Gjermani, humb jetën 39-vjeçari, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

4 Tetor 2019, 06:01 Nga DOSJA
Breshëri plumbash ndaj dy vëllezërve shqiptarë në

Gjermani- Një 39-vjeçar nga Kosova është ekzekutuar në Gjermani, në qytetin bavarez të Abensberg. Në këtë ngjarje është plagosur me armë zjarri edhe vëllai i tij. Mësohet se viktima është Fatos Lumi nga Bllaca e Suharekës, ndërsa ngeli i plagosur Haki Lumi.

Si ndodhi ngjarja:

Mediet gjermane shkruajnë se një nga dy burrat e arrestuar qëlloi me armë zjarri mbi 39 vjeçarin shqiptar. Viktima vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pak kohë më vonë, të shtëna të mëtejshme u regjistruan në të njëjtën zonë. Vëllai i viktimës,  46-vjeçari u godit dhe u plagos rëndë. Ai u transportua në spital me anë të një helikopteri dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë nga policia janë arrestuar dy autorët e ngjarjes, Shpëtim G dhe Petrit.R.  Dy burrat nga Kosova 3o dhe 41 vjeç u arrestuan pa rezistencë. Policia arriti të sekuestronte armën e vrasjes. Aktualisht policia supozon se dy të dyshuarit dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin.

Burimi: Bild.de

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat vëllezërve shqiptarë në gjermani fatos lumi haki lumi vritet shqiptari ne gjermani atentat vëllezërve shqiptarë në gjermani fatos lumi haki lumi vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll