Aktualitet

Aksident në afërsi të Vorës, përplasen 2 makina, humb jetën 19-vjeçari (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

4 Tetor 2019, 06:19 Nga DOSJA
Aksident në afërsi të Vorës, përplasen 2 makina, humb

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës, ku ka humbur jetën një person pas përplasjes së dy mjeteve.

Sipas policisë ka humbur jetën 19-vjeçari me iniciale K.H, i cili ishte pasagjer në një nga mjetet e aksidentuara.  Të plagosur kanë ngelur edhe drejtuesi i mjetit tjetër D.R dhe pasagjerja me iniciale F.Gj.  Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga JOQ, kalimtarët kanë qenë ata që i kanë ardhur në ndihmë të plagosurve, të cilët shfaqen jashtë makinave, të shtrirë në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në autostradën tiranë-durrës humb jetën 19-vjeçari aksident në autostradën tiranë-durrës humb jetën 19-vjeçari

Sondazh

Poll