Politike

MBYLLET procesi i votimit/ Pjesëmarrje e ulët, KQZ: Në zgjedhjet për qeverisjen vendore morën pjesë 1.1 milion votues

Pjesëmarrja e deritanishme pa përditësimin e 710 qendrave të votimit që nuk përcjellin të dhëna, është 30.09%

14 Maj 2023, 20:17 Nga a.l
MBYLLET procesi i votimit/ Pjesëmarrje e ulët, KQZ: Në zgjedhjet
Zgjedhjet

Ka përfunduar procesi i votimit pë r drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashki të vendit. Sipas shifrave të publikuara nga KQZ numri i votuesve ka qenë 1.1 mln në rang vendi. Mësohet se, pjesëmarrja e deritanishme pa përditësimin e 710 qendrave të votimit që nuk përcjellin të dhëna, është 30.09%

Votuesit që kanë lënë shenjat e gishtërinjve janë në masën 94.04% Një shifër zhgënjyese për votuesit për herë të parë, janë 16.576 me një pjesë marrje të ulët prej 13.5%. Pjesëmarrja është e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 janë 560 votues më pak. Pas pak, rezultatet e tre bashkive, Kamëz Elbasan dhe Vorën priten të shpallen nga kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll