Politike

ME VIDEO “Ti do shkosh të marrësh zgjedhësit?”/ DENONCIMI i koalicionit “BF”: Kunati i kryetares së PS Berat “plan” me punonjësin e bashkisë për votuesit

Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit, që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati mes tyre.

14 Maj 2023, 19:51 Nga a.l
ME VIDEO “Ti do shkosh të marrësh zgjedhësit?”/
Denoncimi

BERAT- Në qendrën e votimit 3310 në Çelepia një vëzhguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares së Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda qendrës së votimit sesi të sjellin disa qytetarë për të votuar.  Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit, që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati mes tyre.

Vëzhguesja: Është e ligjshme kjo që po bëni

-Ne kemi muhabet privat, nuk e kemi për zgjedhjet, ti kush je që flet

Vëzhguesja: Unë jam vëzhguese, mu përgjigjeni

-Ti mbaj shënim

Vëzhguesja: Ti do shkosh të marrësh zgjedhësit?

-Ti nuk ke dëgjuar asgjë, mbaj shënim atë bëj

Vëzhguesja: Është e ligjshme të intimidoni njerëzit

-Ti mbaj shënim, atë punë ke. Rri rehat.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallëzim penal në polici për rastin flagrant. 

Marrë nga Panorama 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll