Politike

Feston me fishekzjarre! Blerim Shera i bindur për fitoren: Nuk e kemi diskutuar asnjëherë! Do kemi një nga rezultatet më të thella

Ai ishte në garë me Indrit Hoxhën.

14 Maj 2023, 20:18 Nga k.m.
Feston me fishekzjarre! Blerim Shera i bindur për fitoren: Nuk e kemi
Blerim Shera

VORË- Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka shpallur fitoren për Bashkinë Vorë. Në një dalje për mediat, pasi hodhi fishekzjarrët, Shera u shpreh me bindje se nuk diskutohej fitorja dhe pretendon se do të jetë rezultat i thellë, ndërsa ka nisur edhe premtimet për projektet që do zhvillojë në 4 vitet e ardhshme. Ai ishte në garë me Indrit Hoxhën.

“Besojmë se rezultatet janë fitore. Përqindja është shumë e madhe. Nga shtabi kemi që në çdo qendër është fitore e padiskutuar me përqindje shumë më të madhe me dyfish e trefish. Me punën që kemi bërë derë më derë e shtëpi më shtëpi besoj se janë 10 mijë vota. Procesi shumë i qetë, asnjë lloj incidenti. Kemi vijuar punën e kemi bërë fushatën. Vora ndryshe nga 2 bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik, edhe qytetarët besoj e kanë pasur më të lehtë. Procesi ishte më i lehtë dhe më i komandueshëm. Ne do vijojmë punën nesër si cdo ditë tjetër. Projektet janë shumë të mëdha. Vora është ende kantier. Nuk është diskutuar asnjëherë fitorja te ne. Nuk shprehem dot pa dalë rezultati i KQZ por nga të dhënat që kemi është një nga rezultatet më të thella,”- tha Shera.

blerim shera zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll