Politike

Celibashi përmbledh zgjedhjet: Pezullim në 40 qendra, patëm 1094 tentativa për votim të dyfishtë, pjesëmarrja 34.37%

Në disa prej qendrave të votimit, është përdorur vetëm një nga makinat.

14 Maj 2023, 20:13 Nga F.M
Celibashi përmbledh zgjedhjet: Pezullim në 40 qendra, patëm 1094
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje të detajeve të procesit zgjedhor që u mbajt sot, më 14 maj. Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se në 40 qendra votimi është pezulluar procesi i votimit. Ai shtoi ndër të tjera se janë regjistruar edhe shumë parregullsi. Në disa prej qendrave të votimit, është përdorur vetëm një nga makinat. Sipas Celibashit, ka pasur 1094 tentativa për votim të dyfishtë.

Pjesë nga fjala e Celibashit:

Kemi pasur pezullim të procesit të votimit në 40 qendra. Në 30 qendra votimi është raportuar votim në grup, në 4 raste kemi marrë raportim për votim jashtë dhomës së fshehtë. Në 10% është përdorur lista në mënyrë manuale. Në 2 qendra votimi të bashkive që është votuar përmes sistemit elektronik është përdorur vetëm 1 nga 2 makinat. Në të tjerat nuk ka parregullsi. Sipas të dhënave të sistemtit të pajisjeve elektronike të identifikimit, 34.37%. Kjo është për ato qendra që kanë raportuar përmes sistemit elektronik. Kemi 1094 tentativa për votim të dyfishtë, nuk do të thotë që janë domosdoshmërisht aq zgjedhës. Mund të jetë një zgjedhës që kanë tentuar të votojë disa herë. Kemi dhe zgjedhës që kanë ngatërruar qendrën e votimit. 

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll