Politike

Tjetër denoncim nga Elbasani/ Qytetarja: Votova X, mu shfaq Y! Komisionerja e pranon hapur: Pajisjen e futën në punë me urdhër nga lart

Ndërkohë, kryetarja e komisionit pohoi se do të mbahet një procesverbal për këtë rast. Madje ajo tha se nuk mund të votojë sërish qytetarja.

14 Maj 2023, 19:25 Nga F.M
Tjetër denoncim nga Elbasani/ Qytetarja: Votova X, mu shfaq Y! Komisionerja
Elbasan

ELBASAN- Një tjetër denoncim vjen nga Elbasani. Një grua që votoi në qendrën 23 73/ 1 në shkollën “Bardhyl Popa” në Elbasan, thotë se ka hasur probleme. Gazetarja Klodiana Lala raporton se një zonjë, pa dashur që të identifikohet, deklaroi për të se pasi votoi për kandidatin e prefuar, i doli në monitor kandidati tjetër.

“Votova për kandidatin X, por përgjigja doli sikur kisha votuar për kandidatin Y. Për kandidatin ashtu doli. Se di se çfarë do të bëjë tani, pasi s’po më thonë gjë,”- tha zonja.

Ndërkohë, kryetarja e komisionit pohoi se do të mbahet një procesverbal për këtë rast. Madje ajo tha se nuk mund të votojë sërish qytetarja.

“Do bëhet procesverbali përkatës dhe do të merret vendi se çfarë do të bëhet për këtë rast. Ndërsa zonja se di ca do të bëjë, pasi shenja e gishtërinjve u vendos,”- tha kryetarja e komisionit. Ndërkohë pyetjes së gazetares Klodiana Lala se pse u vendos kjo pajisje votimi elektronik në punë, kur më parë ishte me defekt, komisionerja tha se: Ishte me urdhër nga lart!

Ky nuk është denoncimi i parë që vjen nga Elbasani. Edhe më herët një qytetar deklaroi se kishte votuar për Luçiano Boçin, por në ekran i kishtë dalë emri i Gledian Llatjas.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll