Politike

Flamur Noka konfliktohet me komisionerët në dy fshatra të Elbasanit, Policia nis hetimet, Gledian Llatja e padit: Dhunoi dhe prishi procesin e votimit

Flamur Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46, ku pretendohet se është prekur edhe fizikisht me kreun e Komisionit, gjë që ka detyruar edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. 

14 Maj 2023, 18:14 Nga DOSJA
Flamur Noka konfliktohet me komisionerët në dy fshatra të
Flamur Noka

ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka shkaktuar një incident në fshatin Shirgjan të Elbasanit. Sipas procesverbalit të firmosur nga Komisioni në Qendrën e Votimit, Flamur Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46, ku pretendohet se është prekur edhe fizikisht me kreun e Komisionit, gjë që ka detyruar edhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. 

"Në orën 16.46, pranë qendrës së votimit u shkaktuar një situarë konfrontimi pasi deputeti Flamur Noka, u paraqit pranë qendrës kryesisht në dhomën e votimit duke shkaktuar presion dhe debat me tonin e lartë, të bërtitua duke intimiduar anëtarët e Komisionit dhe vëzhguesit gjithashtu. Në debat e sipër deputeti Flamur Noka shkakton prekje fizike kryesisht shtyrje ndaj kryetarit të Komisionit. Procesi i votimit u ndërpre dhe u njoftua Policia,"-tha Noka.

Flamur Noka konfliktohet me komisionerët në dy fshatra të

Sipas Policisë, në Qendrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ për Elbasanin, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionarët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë. Në lidhje me njoftimin e marrë, është njoftuar menjëherë Prokurori. Nga ana e Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka kallëzuar penalisht deputetin Noka, të cilin e akuzon se ka konsumuar element të veprës penale që prekin dhe cënojnë zgjedhjet e lira, duke kanosur dhe ushtruar dhunë verbale ndaj anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit, me qëllim për ti penguar në ushtrimin e detyrës së tyre.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 flamur noka gledian llatja

Sondazh

Poll