Dënimi i Valdrin Pjetrit në Itali, Edi Rama: PD-ja i ka marrë letrat në rrugë ilegale
3 Tetor 2019, 20:24Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e Partisë Demokratike se kandidati i socialistëve në Shkodër, Valdrin Pjetri ka qënë i dënuar në Itali.
I ftuar në “Real Story”, Rama tha se individi duhet të mbajë përgjegjësi për deklarimet e tij dhe jo Partia.
“Është skandaloze që në një shoqëri si e jona të predikohet se përgjegjësia individuale nuk është individuale por e partisë. Ça duhet të bëjmë ne të hapim sallë torturash që të tregojnë? Ka vetëdeklarim. Do ta bëjmë eksplicite; kush bën deklarim të rremë, shkon në burg. Letrat e PD-së janë marrë në rrugë ilegale. Në Itali nëse ke bërë një krim para 10 vitesh, fshihet nuk e gjen më kurrë. Vetëm në Polici. Dikush që gënjen ka përgjegjësi personale. Kjo duhet ndarë,“-tha Rama.
Valdrin Pjetri, dha dorëheqjennga posti i kryebashkiakut, pas akuzave të PD se ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe trafik droge.
PD publikoi një dokument ku sipas demokratëve provohet se Pjetri ka qenë i dënuar në shtetin fqinj në vitin 2003, e megjithatë kjo nuk e ka penguar që të jetë pjesë e administratës së demokratëve në qeverinë Berisha, e më pas në PS.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për ata që gjerësisht quhen “drunjtë e shtrembër” në PS. I ftuar në Real Story”, u shpreh se nuk ka asnjë gjë pë...
TIRANË– Komisioni i Venecias në opinionin e saj për hetimin që kishte bërë për Presidentin Ilir Meta, shkruante se ishin tejkaluar kompetencat për sh...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në mbrëmje disa detaje në lidhje me reagimin që do të ketë nesër në lidhje draft-opinionin për Komisionin e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me inspektimin që “Tatimet” kanë bërë tek Syri Tv. I ftuar tek “Real ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer sot kundër disa ndërkombëtarëve, të cilët nuk ngurroi që t’i quante dhe palaço.I ftuar në “Opinion” përba...
TIRANË- Grida Duma, përfaqësuese e Partisë Demokratike, u shpreh e bindur në emisionin “Open” në Top Channel se nuk ka asnjë shans që reforma zgjedhore të ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të bëjë publik nesër qëndrimin e tij në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias.Meta i ftuar në “Opini...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat nga ana e PD-së se ka paguar 80 mijë dollarë për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA-ve, Barack Ob...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ministrat dhe drejtorët pranë tij janë sulmuar shpesh se projektet e rrugëve, shkollave, godinave i kanë vetëm 3D. Dhe, shum...