Aktualitet

Nuk punon pajisja e identifikimit në shkollën "Petro Nini" në Tiranë, KQZ: Procesi nis pas 3 orësh

Në Qendrën e Votimit e vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, janë shfaqur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik

14 Maj 2023, 09:09 Nga m.s
Nuk punon pajisja e identifikimit në shkollën "Petro Nini"
shkolla Petro Nini Luarasi

TIRANE- Në Qendrën e Votimit e vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, janë shfaqur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik. Pas raportimeve, KQZ njoftoi qendrën në fjalë se votimi do të hapej pas tre orësh.

Sot mbahen votimet ne 61 bashki, ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

Në disa qendra votimi në vend ka vonesa për shkak të mos funksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, ndërkohë që në disa të tjera ka probleme me paraqitjen e komisionerëve.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll