Politike

Ngec shpërndarja e materialeve zgjedhore në Dropull, “zhduken” komisionerët e Alibeajt

Procesi ka qenë i qetë, por ka çaluar në konfirmimin e komisionerëve në disa bashki prej disa partive.

13 Maj 2023, 23:43 Nga DOSJA

Ngec shpërndarja e materialeve zgjedhore në Dropull,

DROPULL- Në orët e para të mëngjesit të sotëm KQZ ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet lokale, në secilën prej qendrave të votimit në 61 bashki të vendit.

Procesi ka qenë i qetë, por ka çaluar në konfirmimin e komisionerëve në disa bashki prej disa partive.

Fillimisht procesi ka nisur për zonat më të largëta nga KZAZ dhe më pas për zonat e tjera më të afërta.

Sipas të dhënave më të fundit të KQZ-së, shpërndarja e bazës materiale ka përfunduar në Kolonjë, Gramsh, Pustec, në Berat, Fier dhe Korçë, përveç Pogradecit, i cili është ende në proces.

Nga ana tjetër, procesi i shpërndarjes ka nisur me vonesë në Durrës, Shijak dhe Krujë.

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar shpërndarja, përveç Dropullit, ku komisionerët e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn nuk janë paraqitur në KZAZ-të e bashkisë së për tërheqjen e këtyre materialeve.

Materialet janë tërhequr në vetëm 7 qendra nga 37 qendra votimi për këtë bashki.

Sakaq, ende nuk ka një sqarim se përse nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së së vulësnë qendrat e votimit, ndërsa komisionerët e PS-së dhe koalicionit Berisha-Meta janë paraqitur.

Sondazh

Poll