Sport

Bojan Krkić zgjedh futbollistin më të mirë në botë: nuk është Leo Messi! Ai është dikush tjetër që ishte unik...

Bojan Krkić, ish-futbollist i Barcelonës dhe i një numri të madh klubesh, zgjodhi futbollistin më të mirë në botë.

13 Maj 2023, 10:30 Nga DOSJA

Bojan Krkić zgjedh futbollistin më të mirë në botë:

SPANJE - Edhe pse kishte një ftesë të hapur për të luajtur për Serbinë, Bojan Krkic nuk e pranoi kurrë atë. Ai luajti vetëm një ndeshje për Spanjën edhe pse konsiderohej një talent.

Futbollisti, i cili së fundmi vendosi t'i japë fund karrierës në moshën 32-vjeçare, ka luajtur më shumë se 100 ndeshje në fanelën e Barcelonës.

Bojan Krkić zgjedh futbollistin më të mirë në botë:

Përveç gjigantit spanjol, Bojan Krkić ka luajtur edhe për Romën, Milanin, Stoke, Mainz, Alaves, Montreal dhe Kobe. Ai ndau dhomën e zhveshjes me të mëdhenjtë e futbollit Messi, Iniesta, Xavi, Totti ...

Në një intervistë për portalin “Talksport”, Bojan Krkic ka zbuluar se kush sipas tij është futbollisti më i mirë në botë.

Bojan Krkić zgjedh futbollistin më të mirë në botë:

“Ronaldinho ishte ndoshta lojtari më i veçantë me të cilin kam luajtur. Kishte diçka tek ai... Do ta veçoj, sepse për mua Ronaldinho është lojtari më i mirë që kam parë dhe me të cilin kam luajtur në karrierë”, - nuk e ka fshehur simpatinë Bojan Krkić.

Më pas ka folur edhe për Leo Messin, me të cilin ka luajtur në Barcelonë. Dhe e krahasoi me brazilianin legjendar.

Bojan Krkić zgjedh futbollistin më të mirë në botë:

“Është e qartë se Messi është i jashtëzakonshëm dhe se ai ende luan dhe fiton trofe, por Ronaldinho ishte diçka tjetër. Për mua ai ishte i veçantë, magjik! Mënyra se si luante futboll... Si mund t'i bënte të gjitha këto me topin në fushë... Me një buzëqeshje në fytyrë. E pabesueshme” - shpjegoi Krkic.

Bojan Krkić zgjedh futbollistin më të mirë në botë:

Vetëm 19 ditë pas ditëlindjes së tij të 17-të, Bojan Krkic theu rekordin e Lionel Messit, duke u bërë lojtari më i ri i Barcelonës që luan në La Liga.

B.T (Dosha.al)

Sondazh

Poll