Aktualitet

Djali grabit banesën e prindërve në Tiranë! Vodhi para dhe bizhuteri, dëshmia e 33 vjeçarit: Kisha borxhe

Ervin Skana, në momentin e arrestimit u kap me kasafortën me para në dorë.

13 Maj 2023, 10:35 Nga A.B
Djali grabit banesën e prindërve në Tiranë! Vodhi para dhe
Para dhe paund

TIRANË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga sot ngë Policia e Tiranës, pasi ai dyshohet se ka vjedhur në banesën e të atit para dhe bizhu. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu ka grabitur mijëra euro, paund, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Ervin Skana pretendoi se kishte borxhe për të shlyer, por pa dhënë deklarime të plota. Denoncimi për vjedhjen u bë në polici nga i ati i Ervinit, Hamit Skana. Ky i fundit u tha hetuesve se nuk kishte dijeni për autorët dhe se banesa nuk i ishte grabitur me thyerje. Pasi u vunë në dijeni për ngjarjen, efektivë të komisariatit numër 3 nisën hetimet dhe në sajë të pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se autor i vjedhjes ishte djali i shtëpisë. Ervin Skana, në momentin e arrestimit u kap me kasafortën me para në dorë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Kasaforta". Vodhi në banesën e babait të tij, kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash dhe aksesorë të ndryshëm floriri, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kasaforta". Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

operacioni kasaforta ervin skana

Sondazh

Poll