Aktualitet

Po transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi drejt Malit të Zi, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi për t’i kaluar ilegalisht në Mal të Zi, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari Jonid Kushi në Shkodër

13 Maj 2023, 10:26 Nga m.s

Po transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi drejt Malit të Zi,

SHKODËR- Policia Shkodër ka vënë në pranga 36-vjeçarin Jonid Kushi nga Durrësi, i cili u kap me 10 emigrantë të fshehur në makinë. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se emigrantët nga Bangladeshi, do transportoheshin në Mal të Zi e më tej drejt BE-së.

36-vjeçari u kap në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit, teksa transportonte me një automjet tip “Mercedes Benz”, 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi, për t’i kaluar ilegalisht në Mal të Zi, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari, Jonid Kushi në Shkodër. Policia bën me dije se sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të punës së mbështetur nga inteligjenca informative, për goditjen e rasteve të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim ilegal drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Jonid Kushi, 36 vjeç, banues në Durrës.

36-vjeçari u kap në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit, teksa transportonte me një automjet tip “Mercedes Benz”, 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, fillimisht në Mal të Zi, por me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, celulari i 36-vjeçarit dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

emigrante bangladeshi policia shkoder

Sondazh

Poll