Bota

Dhunoi bashkë me dy të tjerë një moldav, policia kap shqiptarin që fshihej në Gjermani

I riu, në një institucion publik në Bastia Umbra, me dy djem të tjerë një shqiptar 29-vjeçar dhe një shtetas italian 23-vjeçar, sulmuan një shtetas moldav duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

13 Maj 2023, 09:36 Nga m.s
Dhunoi bashkë me dy të tjerë një moldav, policia kap
foto ilustruese

GJERMANI- Policia gjermane ka arrestur një shqiptar 23-vjeçar, i cili së bashku me dy të tjerë ka dhunuar një shtetas moldav korrikun e vitit 2022.

I riu, në një institucion publik në Bastia Umbra, me dy djem të tjerë një shqiptar 29-vjeçar dhe një shtetas italian 23-vjeçar, sulmuan një shtetas moldav duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Në urgjencën e spitalit Santa Maria della Misericordia ai ishte diagnostikuar me lëndime të rënda dhe fraktura në nofull. Hetimet e kryera nga hetuesit e komisariatit të Asizit, të koordinuara nga kjo zyrë, bënë të mundur identifikimin e tre personave dhe rindërtimin e të gjithë historisë. Të gjithë u akuzuan për veprën penale të "plagosjes së rëndë", shkruan "La Nazione".

23-vjeçari shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim, strehohej në Gjermani. Ai është arrestuar nga agjentët e komisariatit të Asizit që zbatoi urdhrin e masës së paraburgimit, lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake në Gjykatën e Perugias. Pas një aktiviteti kompleks të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, i riu u gjurmua dhe u arrestua nga forcat e policisë gjermane dhe më pas, pas dhënies së ekstradimit nga autoriteti gjyqësor gjerman, i riu është hipur në aeroportin e Frankfurtit me një fluturim direkt në Romë, Fiumicino nga ku agjentët e komisariatit të Asizit e shoqëruan më pas në burgun e Perugia-Capanne. /Dosja.al

itali dhune shqiptar

Sondazh

Poll

Bota 13 Maj 2023, 09:16 m.s

Rënia e madhe e çmimit të gazit

foto ilustruese Çmimi i gazit në Evropë ka rënë në nivelin e çmimit të verës së dy viteve më pa...