Aktualitet

'Kam probleme me shëndetin, vuaj nga DIABETI'/ Fredi Beleri kërkon MJEK, miku i tij shtrohet në QSUT

Fredi Beleri, ka kërkuar mjekë në paraburgim, pasi ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

13 Maj 2023, 10:20 Nga A.B
'Kam probleme me shëndetin, vuaj nga DIABETI'/ Fredi Beleri
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kandidat i koalicionit të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash, pritet që të dalë sot para gjykatës në Vlorë. Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin dhe Pandeli Kakoveshin. Por, të dy ata kanë shprehur se kanë probleme me shëndetin.

Fredi Beleri, ka kërkuar mjekë në paraburgim, pasi ka pretenduar se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Beleri ka pretenduar se është me diabet (duke përmendur edhe disa sëmundje të tjera), dhe kërkon mjekët që të vlerësojnë nëse duhet të qëndrojë në qeli apo në spital.

Nga ana tjetër, Pandeli Kakoveshi, miku i Fredi Belerit, është shtruar në spital te QSUT në Tiranë, pasi ka pretenduar se ka probleme shëndetësore, duke përmendur se ka bërë një ndërhyrje në zemër, Bypass. Duke qenë në këto kushte, pritet që masa e sigurimit personal ndaj tij të bëhet në ambientet e spitalit të QSUT./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll