(HARTA LIVE) Çadrën me vete sot! Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit
Shiu TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet të ul&eum...
Tre personat e shoqëruar në polici, pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.
DIBËR-Prokuroria e Dibrës ka reaguar pas denoncimit të Ismail Ukës, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Dibrës, ku sipas tij po bëhej sheshit shit-blerjes së votës nga ana e pozitës.
Sipas prokurorisë, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka rezultuar se nuk ka pasur asgjë të paligjshme. Tre personat e shoqëruar në polici, pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.
REAGIMI I PROKURORISË:
Më datë 12 Maj 2023, rreth orës 17:00 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër është njoftuar nga ana policisë lidhur me denoncimin e shtetasit I. U., kandidat për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, se në një banesë në "Lagjen e re" në Peshkopi po shpërndahen lekë për blerje votash. Menjëherë në vendin e pretenduar se kryhej kjo veprimtari, është nisur grupi hetimor i kryesuar nga prokurori i gatshëm. Pasi është marrë kontakt me punonjësit e Policisë së Shtetit, e cila kishte mbërritur në vendngjarje janë nisur veprimet procedurale.
Bazuar në pretendimin e denoncuesit janë kqyrur pamjet e kamerave të sigurisë së një subjekti privat. Nga pamjet nuk është konstatuar asgjë e paligjshme.
Është kryer kontrolli i banesës të shtetasit E.LL., 33 vjeç, ku pretendohej se shpërndaheshin lekë. Ky shtetas ka qenë në banesën e tij private bashkë me dy shtetase të tjera, S.Z., 37 vjeç dhe E.D., 22 vjeç, me të cilat ka lidhje familjare.
Gjatë kontrollit të banesës nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm apo provë që të vërtetonte pretendimet e denoncuesit I.U. Të tre këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policise Dibër ku janë marrë në pyetje. Pasi kanë dhënë shpjegimet dhe nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme, të tre janë lënë të lirë.
Shiu TIRANË- Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore të pasura nga reshje shiu me intensitet të ul&eum...
Foto ilustruese DIBËR- Të shtëna me armë zjarri në Kllobçishtë të Dibrës. Mesnatën e sotme raportohet s...
Foto ilustruese Sipas investigimit të emisionit ‘Piranjat’, uji i pijshëm i Tiranës përmban substanca toksike, të d&eu...
Foto ilustruese VLORË- Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Se...
Massimo De Santis dhe familja Malaj ITALI- Tefta Malaj, gruaja e Taulant Malaj që vra vajzën e tij e fqinjin italian ka dëshmuar para hetue...
Foto ilustruese VLORË- Organizata Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në bashkëpunim me Fondaci...
Policia TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan këtë mbrëmje, pasi gruaja ka qëlluar bashkësho...
Foto ilustruese Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më...
Elvis Troka FIER- Elvisi, 25-vjeçari i familjes Troka nga Njësia Administrative Frakull, Fier ka mbërritur pranë redaksisë s&eum...
Maliq KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin e ndodhur sot në Maliq me kr...