Sport

Jack Nicholson, paguan 3500 dollarë për të parë Lakers nga rreshti i parë

Aktori i njohur u shfaq pas 2 vitesh në pozicionin e tij të njohur në fushën e Lakers

13 Maj 2023, 08:07 Nga DOSJA
Jack Nicholson, paguan 3500 dollarë për të parë Lakers nga

SHBA - Jack Nicholson është tifozi më i njohur i Los Angeles Lakers në botë. Ai e lidhi emrin e tij me ekipin e Los Anxhelosit nga vitet '70, por u bë marka e saj në vitet '80 kur ajo prezantoi Showtime me yje si Magic dhe Jabbar. 

Vitet kaluan, aktori fitues i çmimit Oscar mbushi moshën 86-vjeçare dhe pas dy vitesh mungesë, pak ditë më parë u rikthye në pozicionin e tij të njohur në stadiumin e Lakers. Gjithmonë në rreshtin e parë për të brohoritur lojtarët dhe për të sjellë hijeshi në ekip. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Boardroom (@boardroom)

Me rastin e kthimit të tij, amerikanët kërkuan dhe publikuan informacione për çmimin e biletës që paguan Jack Nicholson për të qenë në radhë të parë. Në 1988 dhe 1991 jepte 175 dollarë për lojë dhe në 2023 jepte 3500. 
Jep 20 herë më shumë para! Këtë vit në Lakers të LeBron James çmimi mesatar i biletës arrin në 1757.81 dollarë dhe më e lira është 424 euro. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll