Sport

I duhen para, atleti do të shesë medaljen Olimpike të argjendë... për 347.000 dollarë!

Atleti i Botsvanës, Nijel Amos, është sanksionuar për doping dhe thotë se i duhen para për të paguar shpenzimet e çështjes së tij

12 Maj 2023, 17:03 Nga DOSJA

I duhen para, atleti do të shesë medaljen Olimpike të

ANGLI - Nijel Amos, nënkampion olimpik në garën e 800 metrave në Olimpiadën e Londrës, në një nga garat më mbresëlënëse në histori, po mendon ta shesë atë medalje, e para në historinë olimpike të Botsvanës, pasi ai së fundmi u dënua për tre vjet për doping.

"Ka qenë një proces rraskapitës nga pikëpamja financiare,"- tha Amos në një deklaratë për rastin e dopingut, i cili filloi me një test pozitiv qershorin e kaluar. Atleti pranoi se duhej të shpenzonte rreth 67.000 dollarë në tarifat ligjore dhe udhëtimet që lidhen me rastin.

Amos fitoi medaljen e argjendtë në garën e 800 metrave në Olimpiadën e Londrës 2012, në të cilën keniani David Rudisha fitoi me një rekord botëror që ende qëndron. Amos, në atë kohë 18 vjeç, barazoi yllin britanik Seb Coe, si njeriu i tretë më i shpejtë në këtë event (1:41.73).

“Në këtë kohë, investimi, ose pensioni im i vetëm, është medalja e famshme e argjendtë olimpike e vitit 2012,- tha Amos në deklaratë. - Unë jam në kontakt me aktorë të ndryshëm, duke përfshirë këshilltarë financiarë, rreth mënyrës sesi kjo mund të më mbështesë mua dhe familjen time. Është jashtëzakonisht e vështirë të mbijetosh si atlet në Botsvana, ku nuk marrim pensione, apo pagesa të sigurimit të një shume të madhe."

Amos ka thënë se është takuar me një ekip që dëshiron të blejë medaljen me vlerë rreth 340.000 dollarë, por ka një dokumentar Netflix që mund të rrisë vlerën e medaljes, sipas BBC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll