Politike

Meta qesh me Ramën: E falenderoj për një shaka, do fitoj Shkodrën tha. Ta shohë nga satelitët që ka ngritur në qiell

Kreu i PL-së, tha se Shkodrën dhe Bashki të tjera, Rama do i shohë me 2 satelitët që ka ngritur, ndërsa Tiranën dhe Durrësin me dylbi.

12 Maj 2023, 20:56 Nga k.m.
Meta qesh me Ramën: E falenderoj për një shaka, do fitoj
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në takimin elektoral përmbyllës të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në Tiranë. Në fjalën e tij nga skena e ngritur në sheshin "Nënë Teresa", Meta pranoi se kryeministri Edi Rama e kishtë bërë për të qeshur me shakanë e tij se do të fitonte Shkodrën. Kreu i PL-së, tha se Shkodrën dhe Bashki të tjera, Rama do i shohë me 2 satelitët që ka ngritur, ndërsa Tiranën dhe Durrësin me dylbi.

"Ramën e falenderojmë për një shaka. Se do të fitonë Shkodrën. Pas zgjedhjeve do të të japim dhuratë një palë dylbi në Surrel që të shohësh Bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit. Sa i takon Shkodrës, Korçës, Kuçovës, Sarandës, shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell,"-tha Meta.

ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll