Politike

Zotimi i Këlliçit: Urbanin falas dhe nënkalimin te sheshi Skënderbej do i bëj realitet pas 14 Majit

Ai përmendi dhe personazhët publikë që kanë bërë fushatë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe tha se VIP-at e tij janë qytetarët e thjeshtë. 

12 Maj 2023, 20:45 Nga F.M
Zotimi i Këlliçit: Urbanin falas dhe nënkalimin te sheshi
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka ripërsërituar premtimet e tij. Në mitingun përmbyllës, Këlliçi tha se urbani falas dhe nënklimi tek sheshi 'Skënderbej' do të bëhen realitet pas 14 majit. Ai përmendi dhe personazhët publikë që kanë bërë fushatë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe tha se VIP-at e tij janë qytetarët e thjeshtë. 

Pjesë nga fjala e Këlliçit: 

Ju jeni vipat e mi. Qytetarët e Tiranës, të rinjtë të reja, pensionistët, studentët. Ku janë naçut e Tiranës, ata që si unë jemi rritur në Tiranë në familje normale, jemi rritur nga prindër normal, kërkojmë një qytet mund të na strehojë dhe mund të na japë shpresë. I vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë, për mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, forcën e Partisë Demokratike. Sot kam një falënderim për familjen time politike që quhet Partia Demokratike. Flanderoj kandidatët që garuan me mua në primare. Sot jemi sërish bashkë kundër Erion Veliajt. Falenderoj të gjithë demokratët dhe ata të mërzitur që nuk e kanë gjetur veten për momentin dhe çdo ditë komunikojnë më mua. Beteja kundër Erion Veliajt është një arsye e madhe për të bashkuar votat ditën e dielë. Autobusin falas dhe nënkalimin te sheshi Skenderbej do i bëj realitet pas 14 Majit”, u shpreh ai.

belind kellici fushata 2023

Sondazh

Poll