Bota

Takimi me Lajçak/ Lista Serbe: S'kthehemi në institucione pa Asosacionin e komunave me shumicë serbe

Pas takimit, partia ka reaguar duke thënë se ata nuk kthehen në institucione derisa të formohet Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe.

11 Maj 2023, 18:33 Nga a.l
Takimi me Lajçak/ Lista Serbe: S'kthehemi në institucione pa
Goran Rakiç

SERBI- Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka zhvilluar sor një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Pas takimit, partia ka reaguar duke thënë se ata nuk kthehen në institucione derisa të formohet Asociacionit i Komunave me Shumicë Serbe. Në takim u fol edhe për vendimin e privatizimit të tokave në Leposaviç e Zubin Potok, ku sipas kësaj partie, ky është proces i paligjshëm dhe do ta kundërshtojnë me mjete demokratike.

"Ritheksuam se vendimi i popullit serb është që të largohemi nga institucionet dhe të mos marrim pjesë në zgjedhje të rrejshme dhe se asnjë nga serbët e veriut nuk do të kthehet në institucione derisa të formohet Asociacioni në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 dhe t’i tërheqin të gjitha njësitet speciale nga veriu", thuhet në reagim. 

Në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

lista serbe goran rakic

Sondazh

Poll