Sport

Europa League/ Roma - Bayer Leverkusen: formacionet e mundshme dhe mungesat...

AS Roma pret Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë të Europa League (21:00). Mësoni formacionet e mundshme dhe mungesat në të dyja kampet.

11 Maj 2023, 12:10 Nga DOSJA
Europa League/ Roma - Bayer Leverkusen: formacionet e mundshme dhe mungesat...

ITALI - Një vit pasi fitoi Conference League e para në historinë e UEFA-s, AS Roma ende shpreson të bëjë një hap përpara dhe të arrijë në finalen e Europa League. 

Por, përpara se të mendojë për të luajtur një finale evropiane të dytë radhazi, verdhekuqtë do të duhet të heqin qafe një Bayer Leverkusen, të ndryshuar për mire, që nga ardhja në stolin e Xabi Alonsos.

Për këtë takim, Roma duhet të jetë në gjendje të llogarisë në një grup të plotë. Nga ana e tij, Leverkusen do të jetë pa Lunev, Schick dhe Aranguiz.

Ja dhe përbërjet e mundshme të të dyja skuadrave:

Roma: Patricio - Mancini, Cristante, Ibañez - Zalewski, Matic, Wijnaldum, Spinazzola - Pellegrini, Dybala - Abraham

Bayer Leverkusen: Hradecky - Kossounou, Tah, Hincapie - Frimpong, Andrich, Tapsoba, Bakker - Diaby, Adli, Wirtz

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll