Art&Argëtim

E mbajti të fshehtë emrin për një vit, zbulohet certifikata e lindjes së djalit të Rihanna-s

Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky mirëpritën djalin e vogël më 13 maj të vitit të kaluar

11 Maj 2023, 09:38 Nga m.s
E mbajti të fshehtë emrin për një vit, zbulohet certifikata
Rihanna me djalin

SHBA- Emri i djalit të Rihanna-s është zbuluar nga mediat, pasi ajo e mbajti të fshehtë për një vit. "DailyMail" ka marrë ekskluzivisht një kopje të certifikatës së lindjes së djalit të vogël, duke zbuluar se ai quhet RZA Athelston Mayers.

E mbajti të fshehtë emrin për një vit, zbulohet certifikata
Emri i tij i plotë është RZA Athelston Mayer

Fëmija, të cilin këngëtarja 35-vjeçare e ka me partnerin e saj ASAP Rocky, mendohet se emri i tij vjen në nder të producentit dhe reperit RZA, liderit të Wu-Tang - grupi amerikan i hip hopit i formuar në Staten Island në vitin 1992. Fansat kohët e fundit kishin spekuluar se djali i vogël mund të ishte quajtur Noah, por kishte pak të dhëna për emrin e tij të vërtetë.

Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky mirëpritën djalin e vogël më 13 maj të vitit të kaluar, por deri më tani ajo e ka mbajtur të fshehtë emrin e tij nga fansat e saj kureshtarë. Certifikata e lindjes tregon gjithashtu se RZA ka lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles.

E mbajti të fshehtë emrin për një vit, zbulohet certifikata

RZA, emri i vërtetë Robert Fitzgerald Diggs, është ndër anëtarët më të shquar, duke prodhuar shumicën e albumeve për grupin dhe anëtarët e tij përkatës. Ai ka publikuar muzikë solo me emrin Bobby Digital.

Është e paqartë nëse Rihanna planifikon të jetë aq e fshehtë për emrin e fëmijës së saj të dytë. Rihanna zbuloi se ajo dhe Rocky po prisnin një tjetër fëmijë gjatë performancës së saj të Super Bowl më 12 shkurt në Glendale, Arizona.

Gjatë paraqitjes së saj mahnitëse në Met Gala me të dashurin e saj, Rihanna ndau emocionet me “ET” se shtatzënia e saj e fundit ishte "shumë ndryshe" nga e para.

"Nuk ka dëshira. Gjithçka është ndryshe, por unë po e shijoj atë”, shpjegoi ajo. 

Ajo shtoi se ishte e dashuruar me më të voglin e saj. “Jam e fiksuar dhe as që ndihem fajtore për këtë”, tha ajo. 

Rihanna dhe ASAP Rocky kanë qenë miq dhe bashkëpunëtorë për më shumë se një dekadë, madje kanë marrë pjesë së bashku në tapetin e kuq vitet e fundit, por vetëm nga fundi i vitit 2020 ata u bënë zyrtarisht çift. /Dosja.al

rihanna asap rocky rza athelston mayers

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Maj 2023, 20:19 k.m.

Lily Collins i vjedhin unazat e dasmës

BRITANI E MADHE- Aktorja e "Emily in Paris", Lily Collins ka rënë pre e një grabitjeje. Kjo pasi hajdutët i vodhën unazën e feje...