Aktualitet

“Seriali” në Durrës! Grabiti me dhunë varëse floriri, unazë dhe një celular, arrestohet 26-vjeçari (EMRI)

I riu, ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëautor i disa vjedhjeve që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit. 

11 Maj 2023, 09:40 Nga A.B
“Seriali” në Durrës! Grabiti me dhunë varëse
Policia

DURRËS- Arrestohet 26-vjeçari, Miklovan Hasani. I riu, ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëautor i disa vjedhjeve që kanë ndodhur në qytetin e Durrësit. 

26-vjeçari dhe personi me incialet P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 personave të ndryshëm. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Seriali”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, si bashkautor i dyshuar i disa vjedhjeve me dhunë. Si rezultat i operacionit “Seriali”, të zhvilluar 5 ditë më parë, u zbardhën 3 vjedhje me dhunë të sendeve personale, si dhe u kap në flagrancë bashkëpunëtori i 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Seriali”, operacion i cili zbardhi 3 raste të vjedhjeve me dhunë, të kryera gjatë këtij muaji, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

- M. H., 26 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari dhe shtetasi P. C. (i arrestuar më datë 06.05.2023, gjatë këtij operacioni) janë bashkautorë të vjedhjeve me dhunë të një varëse floriri, një unaze dhe një celulari, në pronësi të 3 shtetasve të ndryshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

miklovan hasani arrestim ne durres

Sondazh

Poll