Aktualitet

Do kalonte 5 emigrantë nga Bangladeshi në mënyrë të paligjshme, pranga 39 vjeçarit turk

39-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës me automjetin tip "Peugeot", në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi

11 Maj 2023, 09:01 Nga m.s
Do kalonte 5 emigrantë nga Bangladeshi në mënyrë të
policia Gjirokaster

GJIROKASTËR- Në sajë të operacionit të koduar "Road Guard 59" është kapur në flagrancë një 39-vjeçar turk, i cili do transportonte emigrantë në mënyrë të jashtëligjshme. Turku me inicialet E. P., u kap nga uniformat blu duke transportuar me automjet në drejtim të Shkodrës 5 emigrantë.

39-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës me automjetin tip "Peugeot", në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar automjetin "Peugeot", 1 aparat celular dhe një shumë parash. 

NJOFTIMI NGA POLICIA

DVP Gjirokastër/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.    

Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 59". U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë që do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 39-vjeçari (shtetas turk).    Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 59", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi turk:  E. P., 39 vjeç, banues në Turqi.  

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Memaliaj, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip "Peugeot", në drejtim të Shkodrës, 5 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti "Peugeot", 1 aparat celular dhe një shumë parash. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit". /Dosja.al

emigrante shtetas turk

Sondazh

Poll