Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Borsh, vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët 

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

11 Maj 2023, 07:32 Nga I.A
Aksident në aksin Sarandë-Borsh, vdes shoferi, plagosen dy
Foto Ilustruese

SARANDË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Borsh. Mësohet se një makina ka humhur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ndërkohë që kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident aksin sarande-borsh

Sondazh

Poll