Aktualitet

Sot moti i paqëndrueshëm, me vranësira e reshje shiu, çadrat mos i harroni

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje shiu.

11 Maj 2023, 07:13 Nga I.A
Sot moti i paqëndrueshëm, me vranësira e reshje shiu,
Foto ilustruese

TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 10 km/h, nga verilindja –veriperëndimi duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

parashikimi i motit moti sot

Sondazh

Poll