Aktualitet

4 mln euro për punë të pa kryera/ Zhduken administratorët e kompanive të përfshira në inceneratorin e Elbasanit, autoritetet s’i gjejnë askund!

Ndërsa nga ana e kompanive, i vetmi i akuzuar është zëvendës/presidenti i FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit, Arben Dervishi. Ky i fundit akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

10 Maj 2023, 21:15 Nga F.M
4 mln euro për punë të pa kryera/ Zhduken administratorët e
Inceneraotori i Fierit

TIRANË- Autoritetet janë vënë në kërkim të administratorëve të 10 kompanive të përfshira në inceneratorin e Fierit, por nuk po i gjen ato. Mediat raportojnë se autoritetet kanë marrë adresat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, por nuk i ka gjetur në vendndodhjet e deklaruara. Siç duket, komapnitë janë ‘zhdukur’ bashkë me administratorët, ndërkohë që Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që ta marrë për gjykim dosjen.

Të akuzuar nga SPAK janë: Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, Etleva Kondi, Arben Dervishaj, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla.

Alqi Bllako, në cilësinë e punonjësit në Ministrinë e Mjedisit akuzohet ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Ndërsa Lefter Koka, në cilësinë e Ministrit të Mjedisit ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.

Ndërsa nga ana e kompanive, i vetmi i akuzuar është zëvendës/presidenti i FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit, Arben Dervishi. Ky i fundit akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Pavarësisht ndryshimeve, GJKKO rrëzoi kërkesën e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre, ndërsa për Enver Sheshin, i cili ndërroi jetë në burg, ka pushuar çështja. Po kështu është pushuar akuza dhe për shtetasin Robert Shabani i cili është gjykuar me herët nga gjykata e Tiranës.

Në total Dervishaj akuzohet se ka miratuar 4 milionë euro fatura për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

inceneratori i fierit arben dervishaj

Sondazh

Poll