8 Maj 2023, 23:08
Nga k.m.
Pamje nga protesta
SERBI- Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën në Beograd të hënën, duke më shumë siguri, ndalim të shfaqjes së përmbajtjes së dhunshme në televizione dhe dorëheqjen e ministrave kryesorë, disa ditë pas dy sulmeve në masë, që lanë pas vetes 17 të vrarë. Turma e paparë në vendin ballkanik prej vitesh, parakaloi solemnisht nëpër qendrën e qytetit pas një pankarte ku shkruhej, "Serbia kundër dhunës".
"Jemi mbledhur këtu për të bërë nderimet tona të fundit, për të bërë më të mirën që kjo të mos ndodhë më kurrë, askund", tha Borivoje Pleçeviç nga Beogradi.
Të mërkurën e kaluar, një nxënës i cili mori me vete dy revole në shkollën e tij, vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie. Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues mbetën të plagosur.
Dy ditë më vonë, një burrë 21 vjeçar duke vrau tetë veta dhe plagosi 14 të tjerë në Serbinë qendrore. Të dy sulmuesit janë arrestuar. Protestuesit dhe mbështetësit e opozitës kërkuan mbylljen e stacioneve televizive dhe tabloideve të cilët i akuzojnë për shfaqje të përmbajtjes së dhunshme dhe vulgare.
Partitë opozitare dhe disa grupe të të drejtave të njeriut akuzojnë presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet për autokraci, shtypje të lirisë së medias, dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Vuçiç dhe aleatët e tij i mohojnë këto akuza. Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashiç dhe drejtorit të Agjencisë shtetërore të sigurisë, Aleksandar Vulin, si dhe shkarkimin e Komitetit Rregullator të Qeverisë për Median Elektronike (REM) brenda një jave. Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç dha dorëheqjen të dielën.
Protestuesit kërkuan gjithashtu një seancë të jashtëzakonshme parlamentare dhe një debat rreth situatës së përgjithshme të sigurisë.
"(Ky është një akt) solidariteti kundër ... dhunës në media, në parlament, në jetën e përditshme ... solidaritet për shkak të fëmijëve të humbur",- tha Snezhana, një grua rreth të 60-ave që nuk pranoi të tregonte mbiemrin e saj.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të Serbisë. Në përgjigje të sulmeve, policia serbe shpalli të hënën një amnisti njëmuajshe për dorëzimin e armëve të paligjshme. Ajo tha se mbi 1,500 armë u dorëzuan në ditën e parë.
Përveç ligjeve ekzistuese për përdorimin e armëve presidenti Vuçiç shpalli kontrollet policore të pronarëve të armëve të regjistruara. Serbia ka një kulturë të rrënjosur thellë të mbajtjes së armëve, dhe së bashku me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor është e mbushur me armë dhe municione të nivelit ushtarak në duart e qytetarëve privatë, pas luftërave të viteve të 90-ta që cuan në rrënimin e ish Jugosllavisë./VOA
vrasje ne serbi
Bota
8 Maj 2023, 22:51
k.m.
Yevgeny Prigozhin
UKRAINË- Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 8 maj se trupat e tij kanë filluar të marrin mu...
Bota
8 Maj 2023, 22:29
k.m.
Foto ilustruese
NIGERI- Persona të armatosur sulmuan një kishë baptiste në shtetin Kaduna në Nigerinë veriperëndimore t&...
Bota
8 Maj 2023, 22:19
a.l
Kujtim Boletini
KOSOVË- Një qytetar nga Mitrovica i identifikuar me emrin Kujtim Boletini është vënë në prangat e polici...
Bota
8 Maj 2023, 22:09
a.l
Foto ilustruese
GJERMANI- Një gjykatë në Berlin ka ndaluar flamujt dhe simbolet ruse për ekspozimin e rreth tre memorialeve ...
Bota
8 Maj 2023, 21:24
a.l
Digjen pyjet në Kanada
KANADA- Prej ditësh zonat në perëndim të Kanadasë, janë përshirë nga vatra të rrez...
Bota
8 Maj 2023, 21:08
a.l
Dron
RUSI- Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 35 dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev në sulmin më të fundit të...
Bota
8 Maj 2023, 21:01
a.l
Grupi ëagner
RUSI- Krei i grupit mercenar rus 'Wagner' ka njoftuar se Moska ka filluar t'i furnizojë forcat ushtarake me municione, pak ditë...
Bota
8 Maj 2023, 20:42
a.l
ëolfgang Sobotka dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Kuvendit të...
Bota
8 Maj 2023, 20:35
a.l
Aksidenti në Indi
INDI- Një aksident tragjik është raportuar në Indi. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në...
Bota
8 Maj 2023, 20:31
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Nuk kishte asnjë lidhje mes Teftës dhe Massimo De Santis, kështu pretendon vëllai i viktimës, Gianluca. N&e...