Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësoren te vijat e bardha, shoferi shoqërohet në polici

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

8 Maj 2023, 11:17 Nga A.B
Aksident në Shkodër/ Makina përplas këmbësoren te vijat
Ambulance

SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në sheshin 'Demokracia' në Shkodër. Forcat bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 09:50, teksa personi me inicialet A.R përplasi me mjetin e tij këmbësoren 55-vjeçare. 

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 09:50, në sheshin “Demokracia”, shtetasi A. R., 65 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen N. Gj., 55 vjeçe (këmbësore), e cila po merr aktualisht ndihmën mjekësore, në Spitalin Rajonal Shkodër.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

shkoder policia shkoder

Sondazh

Poll