Bota

Ishte zhdukur për 5 ditë, gruaja mbijeton në mes të pyllit me disa ëmbëlsira dhe verë

Makina e saj u pa në fund të një rruge në shkurret Mitta Mitta.

7 Maj 2023, 18:00 Nga a.l
Ishte zhdukur për 5 ditë, gruaja mbijeton në mes të pyllit
Zhduket gruaja në Australi

AUSTRALI- Pas 5 ditësh kërkime, autoritetet në Australi arritët të gjenin shëndoshë e mire 48-vjeçaren e identifikuar me emrin Lillian, e cila kishte humbur në zonën e shkurreve të Viktorias në Australi. 

48 vjeçarja u nis për një udhëtim të shkurtër ditor të dielën, duke udhëtuar nëpër shkurre të dendura në Bright në Victoria's High Country. Makina e saj u pa në fund të një rruge në shkurret Mitta Mitta, shkruajnë mediat e huaja

Lillian ishte duke vozitur drejt Digës Dartmouth më 30 Prill derisa arriti në Yankee Point Track. Ajo kuptoi se kishte marrë një kthesë të gabuar dhe u përpoq të kthente makinën e saj, por u zhyt në baltë. Rreshteri i stacionit policor të Wodonga, Martin Torpey tha se Lillian arriti të mbijetonte për shkak të disa dhuratave që kishte fshehur për fat në automjetin e saj.

zhduket gruaja ne australi

Sondazh

Poll