Bota

DETAJI që nuk kaloi pa u vënë re/ Kate Middleton vë vathët e princeshës Diana, në kurorëzimin e Camilla-s, FOTOT bëjnë xhiron e rrjetit

Detaji që u vu re te veshja e princeshës së Uellsit, ishin vathët të cilat dikur në daljet publike i ka vënë edhe princesha e ndierë Diana e cila nëse historia do të kishte qenë ndryshe ajo do të ishte kurorëzuar mbretëreshë. 

7 Maj 2023, 17:15 Nga a.l
DETAJI që nuk kaloi pa u vënë re/ Kate Middleton vë
Princeshë Diana

BRITANI- Një ditë pas ceremonisë historike të kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, 'gjuetarët' e showbizz kanë vendosur në lupë nga paraqitjen e të ftuarve por kryesisht atyre që ishin protagonistë në këtë ngjarje të rëndësishme. 

Detaji që u vu re te veshja e princeshës së Uellsit, ishin vathët të cilat dikur në daljet publike i ka vënë edhe princesha e ndierë Diana e cila nëse historia do të kishte qenë ndryshe ajo do të ishte kurorëzuar mbretëreshë. 

Foto po bëjnë xhiron e rrjetit:  

DETAJI që nuk kaloi pa u vënë re/ Kate Middleton vë
Kate Middleton

Një nga ceremonitë më të rëndësishme në botë, kurorëzimi i Mbretit Carles u mbajt mesditën e djeshme në Londër. Kjo është ceremonia e 39 e kurorëzimit në Mbretërinë e Bashkuar. Kurorëzimi i Mbretit u bë brenda kishës 900 vjeçare Westminster Abbey. Charles u kurorëzua me kurorën e Shën Eduardit, siç është bërë ndër shekuj për të kurorëzuar monarkët britanikë dhe anglezë që nga vitet 1300. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll