Bota

Sulmi me armë në Teksas/ FBI bastis shtëpinë e sulmuesit që vrau të paktën 8 persona

Sulmuesi 30-vjeçar u neutralizua me një plumb në kokë.

7 Maj 2023, 16:48 Nga k.m.
Sulmi me armë në Teksas/ FBI bastis shtëpinë e sulmuesit
Pamje nga Amerika

SHBA- Policia dhe agjentët e FBI-së herët në mëngjesin e së dielës kontrolluan shtëpinë e sulmuesit në qendrën tregtare në Teksas, i cili ishte rreth të 30-ave dhe jetonte me prindërit e tij. Disa orë pasi një person i armatosur vrau të paktën 9 persona dhe plagosi 7 të tjerë përpara se të qëllohej dhe vritej nga policia në një qendër tregtare në Allen, autoritetet hynë në një rezidencë në Dallas. Shumë agjentë të FBI-së dhe oficerë të policisë së Dallasit ishin brenda në shtëpi të shtunën mbrëma duke folur me familjen, e cila kërkuan një përkthyes.

Fqinjët thanë se burri ishte rreth të 30-ave dhe kishte jetuar atje për aq kohë sa ata mbanin mend. Ata thanë se ai ishte shumë i qetë, shpesh i veshur me një lloj uniforme sigurie, edhe pse ai nuk u pa kurrë me armë. "Dodge Charger" i tij gri ishte gjithmonë i parkuar para shtëpisë, megjithëse ai dhe makina kishin munguar dukshëm javët e fundit.

Si ndodhi sulmi në qendrën tregtare?

Rreth orës 15:36 të së shtunës, personi i armatosur doli jashtë qendrës tregtare me një makinë gri dhe hapi zjarr në parking. Një oficer policie Allen, i cili ishte në qendër tregtare duke iu përgjigjur një tjetër telefonate, dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt zhurmës. Ai u përball me personin e armatosur dhe "neutralizoi" agresorin. Ai u qëllua me një plumb në kokë, por ende nuk dihet motivi se pse kreu sulmin. Sipas fqinjëve të tij, sa herë e shihnin ai ecte gjithmonë me veshje ushtarake.

shba

Sondazh

Poll