Bota

Çështja e 'Detit'/ Çavousoglu: Nëse problemi nuk zgjidhet, tensioni me Greqinë do të vazhdojë! Dendias: Problemet zgjidhen me dialog

Megjithatë, ministri i jashtëm turk pranoi se nuk ka asnjë fushatë kundër Ankarasë nga Athina. 

7 Maj 2023, 16:46 Nga a.l
Çështja e 'Detit'/ Çavousoglu: Nëse problemi
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu

GREQI- Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaron se nëse problemi me Greqinë për çështjen e 'Detit' nuk zgjidhet, tensioni mes dy vendeve do të vazhdojë. Megjithatë, ministri i jashtëm turk pranoi se nuk ka asnjë fushatë kundër Ankarasë nga Athina. 

Do të ketë gjithmonë qasje emocionale në një atmosferë zgjedhore, por këto zgjedhje janë shumë vendimtare. Në muajt e parë ka ndjesi të ndryshme, por kur fundi është afër, kur vlerësohet me logjikë rritet mbështetja për zotin Erdogan për vendin dhe kombin tonë”, tha diplomati turk një java para zgjedhjeve.  

Ndërsa, homologu grek Nikos Dendias në një përgjigje të diplomatit turk ka deklaruar se problemet zgjidhen me dialog, shkruajnë mediat greke. 

"Për sa i përket dialogut me Turqinë, në çfarëdo niveli që të zhvillohet, më lejoni ta bëj të qartë sërish se Greqia po vjen me mirëbesim. Ai vjen me një qëndrim të sinqertë, sepse opinioni kombëtar është se problemet zgjidhen me dialog. Sigurisht që nuk mund të paragjykoj zhvillimin e një dialogu me Turqinë. Ne kemi prirjen dhe dëshirën për të gjetur një kornizë për mirëkuptimin dhe zgjidhjen afatgjatë të mosmarrëveshjes sonë të vetme me Turqinë, që është përcaktimi i ZEE-së dhe shelfit kontinental, në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare të detit", tha Dendias.  

Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 63 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

nikos dendias

Sondazh

Poll