Insights

Prapaskenat- Pse iku drejtori i AKU/ Hetoja kundërshtoi urdhërin e Çuçit për laboratorët privatë

2 Tetor 2019, 14:47 Nga DOSJA
Prapaskenat- Pse iku drejtori i AKU/ Hetoja kundërshtoi urdhërin e

TIRANË– Ka bërë xhiron e të gjithë mediave kombëtare, njoftimi i vetë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që dha lajmin se sot është “liruar” nga detyra drejtori i këtij institucioni, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar Robert Lili, i cili në njoftim thuhet se do e çojë para punën për të forcuar masat për rritjen e sigurisë ushqimore.

Por çfarë ka ndodhur mes Agron Hetos dhe Bledi Çuçit?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Hetoja ka qenë kundër urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë, i cili detyron Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që analizat ushqimore të kryhen në një laborator privat. Urdhri parashikon që analizat do të kryhen deri në nëntor të vitit 2022. Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat, pasi deri më tani, këto analiza bëheshin nga AKU në bashkëpunim me Institutin e Sigurisë së Ushqimit. Kundërshtimi nga ana e Hetos ka bërë që ministri të mos e shohë më atë si të përshtatshëm për këtë post, megjithëse ka më pak se 8 muaj në këtë detyrë.

Më herët, ishte ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se ky akt del edhe kundër normativave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, që ka investuar para për sigurinë ushqimore në Shipëri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck agron hetoja bledi çuçi ppp per ushqimet shkarkimi i drejtorit te aku agron hetoja bledi çuçi ppp per ushqimet shkarkimi i drejtorit te aku

Sondazh

Poll

Insights 29 Shtator 2019, 05:29

Nuk e kanë me Gretën

Nuk e kanë me Gretën, por me Malenën dhe Svanten. “U bo kjo vajza e Malenës dhe e Svantës të mbajë fjalim në OKB!”. Pastaj vazhdojnë: “unë e k...

Insights 27 Shtator 2019, 12:09

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...

Insights 25 Shtator 2019, 15:29

Konsullata shqiptare në NY dhe KM i eksituar!

SHBA- Pas dy viteve ne SHBA, me erdhi dita te trokase ne deren e Konsullates shqiptare ne Nju Jork per te aplikuar per pasaporten shqiptare! Rastesisht, takimi ...

Insights 23 Shtator 2019, 21:17

Mos hamë më çorbë derri!

Tërmeti po na bie në qafë, por duhet ta përballojmë me kurajo, me zemër të bardhë, me besim dhe mënçuri sa mundim!Po budallallikut pas tërmetit çf...