Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar ish-drejtoi i OSHEE në Gjirokastër Robert Lili.
Featured image of article: Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e zëvendëson Agron Hetoja dhe Robert Lili

Tiranë- Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, Agron Hetoja. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, me propozim të ministrit të Bujqëisë Bledi Çuçi. Në vend të tij është emëruar ish-drejtoi i OSHEE në Gjirokastër Robert Lili.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.”, thuhet në njoftim. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment