Insights

‘Të gjitha me grim e me piercing’/ Letra e mamasë: E solla vajzën nga Italia, shoqet e saj në Tiranë më trembi

24 Shtator 2019, 12:02 Nga DOSJA
‘Të gjitha me grim e me piercing’/ Letra e mamasë: E solla

Jam nëna e një vajze 14 vjeçe e gjysmë dhe një djali 8 vjeç. Vjet u kthyem familjarisht nga emigracioni në Itali dhe hapëm një biznes në Tiranë. Tani në shtator regjistrova vajzën në klasë të nëntë. Duke qenë se kishte probleme me gjuhën e futëm në një shkollë private, për më shumë përkushtim nga mësuesit meqë ka dhe provime. Vajza ime është një natyrë shumë e thjeshtë, vishet vetëm me xhinse dhe bluza me kapuç. Por që kur filloi shkolla, e kam parë që rri më shumë para pasqyrës. Kreh vetullat, parfumoset, ka vënë nja 10 byzylykë në një dorë dhe kur ikën në mëngjes për tek furgoni, ikën me kokëulur të mos i shoh tualetin.

Kur e pyeta për shoqet që ka në klasë më tha që janë shumë të mira dhe ka zënë shpejt shoqëri me to, prandaj dje vajta vetë në shkollë. U skandalizova nga mënyra se si dukeshin vajzat këtu në krahasim me bashkëmoshataret e tyre në Itali. Ca me flokë të lyer, pothuajse të gjitha me grim, me vetulla të trashura, piercing e c’të të them tjetër. Shyqyr që shkolla ka uniformë se pale ç’do kishin veshur. Thashë me vete ‘Ku u kthyem?’ Deri ca muaj më parë, vajza ime vishte akoma bluza me Topolino, tani ndryshoi si nata me ditën. Ndoshta kam merakun e nënës, por mua këto sjellje më duken shumë problem.

Që 14 vjeç kaq provokuese, këto sjellje mund t’i bëjnë të ndërtojnë marrëdhnie që tani dhe pastaj ne prindërit s’do të kemi gjë në dorë. E kuptoj që kanë qejfet e moshës, po dua të di, a ju duket normale një rritje e tillë para kohe, kur kanë aq shumë për të shijuar akoma nga kjo moshë e freskët.

Marrë nga Living

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog gjimnazistet ne tirane tirane gjimnazistet ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Insights 23 Shtator 2019, 21:17

Mos hamë më çorbë derri!

Tërmeti po na bie në qafë, por duhet ta përballojmë me kurajo, me zemër të bardhë, me besim dhe mënçuri sa mundim!Po budallallikut pas tërmetit çf...

Insights 23 Shtator 2019, 14:00

Umberto Eco: Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Jam argëtuar shumë nga një lajm që doli në Internet në lidhje me idiotët. Për ata që nuk e kanë ndjekur, u raportua në mediat online dhe në ato të shkruara se n...

Insights 23 Shtator 2019, 08:06

Tërmeti, gjithkush e ka një dëshirë!

TIRANË- Të banosh në katin e 12 nuk përjeton frikë nga tërmeti. Eshtë diçka përtej frikës dhe ankthit. Mpirje. E megjithatë duhet të lëvizësh.Nga kë...