Aktualitet

Kalimi i analizave ushqimore te private, Panariti: Bie ndesh me BE, duhet t’i kthejmë mln euro komunitetit evropian

Përtej ligjshmërinë, klientelizmit dhe korruspionit për të cilat do të shkruajmë në ditët e ardhshme në Dosja.al, ky akt del kundër direktivave të Bashkimit Europian, pengon integrimin pikërisht në procesin kur po bëhet rakordimi i ligjeve dhe praktikave të Shqipërisë me ato të BE.
Featured image of article: Kalimi i analizave ushqimore te private, Panariti: Bie ndesh me BE, duhet t’i kthejmë mln euro komunitetit evropian Edmond Panariti, ish-minister bujqesie

Urdhri i Ministrisë së Bujqësisë, që përjashton ISUV nga analizat ushqimore, ka sjellë reagimin e ish-ministrit Edmond Panariti. “Siguria ushqimore është siguri Kombëtare! Ashtu si laboratori qëndror i kriminalistikës apo organet investigative kombëtare nuk mund t’i besohen privatit, po ashtu edhe zbulimi, identifikimi dhe vlerësimi ndotësve kimike, radioaktive dhe agjentëve patogjene në ushqime nuk mundet t’u “delegohen” të tretëve. Sepse këta ndotës, janë agjentë të dëmtimit në masë dhe, sipas Kushtetutes, shteti përgjigjet për sigurinë dhe mirëqënien e shtetasve te tij, Privati”, shpjegon Panariti në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Panaritit, ky urdhër i çuditshëm, e çliron Shtetin nga përgjegjësia për qytetarët dhe e lë në dorë të një privati që nuk ka asnjë detyrim të marrë këtë përgjegjësi.

Përtej ligjshmërinë, klientelizmit dhe korruspionit për të cilat do të shkruajmë në ditët e ardhshme në Dosja.al, ky akt del kundër direktivave të Bashkimit Europian, pengon integrimin pikërisht në procesin kur po bëhet rakordimi i ligjeve dhe praktikave të Shqipërisë me ato të BE.

“Ky ka qenë dhe mbetet parimi mbi të cilin Bashkimi Evropian, investoi me dhjetëra miliona euro ne ngritjen e rrjeteve laboratorike qendrore (ISUV) dhe ato lokale laboratoret rajonale. Ketij i sherben edhe projekti prej 5 milion euro i sigurisë ushqimore i financuar nga BE. Nese qeveria ndryshon kurs dhe vendos qe monitorimin zyrtar të ndotesve tja u kaloje privateve, separi thyen ligjin mbi ushqimin dhe se dyti duhet ti ktheje pas Bashkimit Evropian, milionat e eurove qe u harxhuan dhe qe po harxhohen ende qe ushqimi dhe siguria e tij te mbeten sovranitet shteteror”, shkruan ish – ministri.

Urdhëri i Ministrisë është në fakt një tjetër PPP, por këtë herë është pa ligj, pa tender dhe vë në rrezik jetën e qytetarëve.

Shto Koment