Aktualitet

Qëlloi me armë në ajër/ Shkaktoi panik në shkollë e trembi nxënësit me "pistoletë lodër", Policia arreston 20-vjeçarin

Policia e Tiranës ka sekuestruar pistoletën imituese.

5 Maj 2023, 13:11 Nga m.s
Qëlloi me armë në ajër/ Shkaktoi panik në shkollë
Foto ilustruese

TIRANE- Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 20-vjeçari, i cili një ditë më parë në oborrin e një shkolle në Farkë, ka shtënë në ajër me një pistoletë imituese. I riu i identifikuar nga Policia e Shtetit vetëm me inicialet F.SH., por nuk e kanë bërë me dije identitetin e tij të plotë. Po ashtu, "blutë" e Tiranës kanë sekuestruar pistoletën imituese, në cilësinë e provës materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,"-

Policia e Tiranës ka kryer së fundmi 4 arrestime, për vepra të ndryshme penale. Blutë e Tiranës kanë prangosur një 34-vjeçar për thyerjen e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;  arrestoi një 28-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij e po kështu dhe dy shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. G., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin M. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -  A. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;  - A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

---

Në Komisariatin e Policisë Nr. 6 është paraqitur shtetasja D. N., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. N., 77 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll