Aktualitet

Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, shoferi 30-vjeçar humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, transportohet drejt Traumës

30-vjeçari me inicialet D. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga

5 Maj 2023, 12:55 Nga m.s
Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, shoferi 30-vjeçar humb
Spitali i Traumes

MALIQ- Një aksident, fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë. 30-vjeçari me inicialet D. K., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Maliq/Informacion paraprak

Sot në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident gramsh-moglicë

Sondazh

Poll