Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet Harry Simpson, Gjykata Angleze nuk lëshon urdhërarrest: S'ka pasur rol në vrasje

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por Gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin.

5 Maj 2023, 12:41 Nga k.m.
Vrasja e Ardian Nikulajt, lokalizohet Harry Simpson, Gjykata Angleze nuk
Ardian Nikulaj dhe Harry Simpson

LONDËR- Gjykata Angleze refuzon të arrestojë Harry Simpson, i cili akuzohet se ka ndihmuar ë vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt. Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij në pranga, por Gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin. Kjo, sepse, sipas togave të zeza nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutimin e biznesmenit nga Lezha.

Ndërsa të 4 të arrestuarit e tjerë, kanë dalë sot para Gjykatës dhe përballën me kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tyre, por të akuzuarit: Edmond Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me kusht kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo javë në një stacion policie dhe garancive pasurore. Kundër kanë Prokurorinë, e cila kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në ekstradimin e tyre për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

SI NDODHI VRASJA?

Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al

ardian nikulaj harry simpson vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll